Nxirren trupat e parë të pajetë nga aksidenti i aeroplanit të Indonezisë që ra në deti

Kanë filluan të nxirren trupat e parë të pajetë të viktimave që u mbyten nga aksidenti me aeroplan që u nis nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta për në Pontianak në provincën perëndimore Kalimantan. Dëshmitar okular i kanë deklaruar BBC se kishin parë një përplasje. “Aeroplani ra si vetëtima në det dhe shpërtheu në ujë, është cituar të ketë thënë një dëshmitar. Ndërkohë, ministri i Transportit në Indonezi, Budi Karya, në konferencën për medie ka njoftuar se 62 persona kishin qenë në bord, përfshirë 12 veta të ekuipazhit. Menjëherë pas njoftimit mbi këtë aksident ajror, autoritet indoneziane kanë urdhëruar të fillojnë operacionet e kërkim-shpëtimit të personave të mundshëm që mund t’i kenë mbijetuar kësaj fatkeqësie. Gjatë orëve të para të natës janë nxjerr edhe trupat e parë të pajetë të viktimave. Aksidentet e aviacionit janë relativisht të zakonshme në Indonezi, për shkak të mbipopullimit, vjetërsisë së infrastrukturës dhe standardeve të dobëta të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme …