Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga kryetarin i bordit të OAK-së, Skender Krasniqi, drejtorin ekzekutiv, Ismet Mulaj, nënkryetarin e bordit të OAK-së, Arsim Selmonmusaj dhe anëtarin e bordit, Lulëzim Begaj.

OAK: Vjedhjet që po iu bëhen bizneseve, rrezik për investimet në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur  në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga  kryetarin i bordit të OAK-së, Skender Krasniqi, drejtorin ekzekutiv, Ismet Mulaj, nënkryetarin e bordit të OAK-së, Arsim Selmonmusaj dhe anëtarin e bordit, Lulëzim Begaj. Kryetari i bordit të OAK-së, Skender Krasniqi e informoi ministrin z. Flamur Sefaj, për shqetësimet e afaristëve në lidhje me vjedhet e shumëta që po ndodhin kohëve të fundit nga persona të pandërgjegjëshëm. Skënder Krasniqi, kërkoi nga ministri Sefaj që të merren parasysh shqetësimet e afaristëve, sepse kjo dukuri është në rritje dhe dëmi që po pësojnë bizneset po janë të mëdha. Kurse Lulëzim Begaj, anëtar i bordit i Odës, njëherit pronar i Kosmonte Foods, e njoftoi ministrin Sefaj me raste konkrete të plaçkitjeve në pronën e tij por edhe të bizneseve tjera. Gjithashtu foli edhe për pasigurinë që po e kanë pas vjedhieve të mëdha që po u bëhën atyre. Begaj, u shpreh shumë i indenjuar nga mos efikasiteti i organeve të drejtësisë për zbulimin e rasteve.

Edhe përfaqëuesi i Elkos Group, Arsim Selmonmusaj, tregoi për nevojën imediate të përmisohet gjendja e sigurisë e me theksë të veçantë për sektorin privat.

Ministri z. Sefaj, i dëgjoi më vëmendje shqetësimet e përfaqëuseve të OAK-së dhe afaristëve duke ju premtuar që do mundohet t’i adresoi të gjitha kërkesat e tyre, pasi është mjaft i interesuar që të ofrojë një ambientë sa më të sigurtë për të bërë biznisë, duke qenë se afaristët janë ata që krijoin mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim u diskutua edhe për mundësit e paisjes së sigurimit me armë, në mënyrë që të kenë mundësi të mbrojnë pronën ku ata mbikçyrin. Ndër të tjera u kërkua që të vihet në prirorite zgjidhja e rasteve të bizneseve pasi kjo po krijon pasiguri për të investuar më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …