Objekti i shkollës së re në Malishevë, ende nuk ka filluar të ndërtohet

Me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit, Komuna e Malishevës, bën të ditur se ende nuk ka filluar ndërtimi i objektit të shkollë së re në Malishevë. Këtë njoftim e bëjmë, pasi në disa portale dhe rrejte sociale, është duke qarkulluar një njoftim se ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës së re në Malishevë.
Përmes kësaj komunikate, bëjmë me dije se në vendin e përcaktuar për ndërtimin e objektit të ri të shkollës, janë duke u kryer punimet përgatitore për ndërtimin e objektit të shkollës, ndërsa ndërtimi i saj ende nuk ka filluar dhe nuk është zhvilluar asnjë ceremoni e fillimit të ndërtimit të shkollës. Pra, nuk është vënë gurëthemeli i objektit.
Shkolla e re fillore dhe mesme e ulët, e cila planifikohet të ndërtohet në qytetin e Malishevës, financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa për fillimin e ndërtimit të këtij objekti, opinioni do të njoftohet me kohë.
Komuna e Malishevës, nuk mbanë përgjegjësi për lajmet që janë duke qarkulluar në portale të lajmeve dhe rrjete sociale, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media të Zyrës për informim Publik të Komunës së Malishevës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …