Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

OBSH: Rritja më e madhe e numrit të të infektuarve me koronavirus është shënuar në 24 orët e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se rritja më e madhe e numrit të të infektuarve me koronavirus është shënuar në 24 orët e fundit. Nga raportimet e shteteve të ndryshme anekënd botës, mësohet se numri i të infektuarave gjatë 24 orëve të fundit ka arritur gati në 300 mijë persona. Medie ndërkombëtare njoftojnë se deri më tani janë infektuar 21 milion banorë, 770 mijë prej të cilëve kanë vdekur. Tri vendet me numrin më të madh të të infektuarve janë shtetet e Bashkuara të Amerikës me 5 milion e 300 mijë raste me kovid – 19, mandej Brazili me 3 milion e 300 mijë të infektuar pasuar nga India me 2 milion e 500 mijë të infektuar.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …