Ambasadori anglez, Ruairi O’Connell, ka uruar qytetarët e Kosovës për ditën e shpalljes së Pavarësisë

O’Conell kërkon nga Qeveria e ardhshme të japë pensionet për të dhunuarat në luftë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se Qeveria e ardhshme duhet ta formojë Fondin per pensione për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Ai kërkoi që këto pensione të jenë dinjitoze sepse shumat e vogla do të ishin diskriminuese për këto viktima. Ambasadori  O’Conell tha se të mbijetuarat dhe fëmijët e tyre nuk duhet të fajësohen për atë që u ka ndodhur. Sipas tij këto viktima nuk duhet të ndihen të larguara nga shoqëria dhe të rritet niveli i llogaridhënies ndaj këtyre viktimave. O’Conell këtë deklaratë e ka thënë gjatë një tryeze që u organizuar sot nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …