Ambasadori O’Connel thotë se as ndryshimi i kufijve nuk do të sjellë fundin e tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë

O’Connell: Formimi i Speciales nuk ka qenë punë tregtie, nuk i kemi prentuar asgjë Hashim Thaçit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se akuzat e Dick Martit në vitin 2010 kanë qenë të rënda dhe se Kosova nuk ka pasur rrugëdalje tjetër, përveç ta themelojë Gjykatën Speciale. “Për akuzat serioze duhet të kishte një reagim serioz. Është joserioze t’i  thuhet jo bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë O’Connell, duke komentuar iniciativën e 22 dhjetorit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kemi qenë të qartë gjithmonë për gjykatën. Askush si ka premtuar asgjë Kosovës për themelimin e saj. Askush nuk do të premtonte se nëse gjykoni krimet e luftës do tu japim diçka. Formimi i Speciales nuk ka qenë punë tregtie. Ka qenë një çështje shumë e rrezikshme, më vjen mirë që nuk është votuar, kurse ditëve të fundit kemi dëgjuar përkrahje për Gjykatën Speciale. Në kemi qenë pranë Kosovës në kohët më të vështira. Kosova ka dhënë besën dhe është marrë vesh me Bashkësinë Ndërkombëtare se do ta formojë dhe përkrahë  Gjykatën Speciale, ka thënë mes tjerash O Conell.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …