Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon nga Banka Qendrore e Kosovës përkrahje për këtë sektor

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon nga Banka Qendrore e Kosovës përkrahje për këtë sektor

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka takuar përfaqësuesit e Odës së hotelerisë dhe turizmit, dhe ata të gastronomisë të kryesuar nga drejtori i OHT-së, Hysen Sogojeva. Siç thuhet në komunikatën e BQK-së, në këtë takim guvernatori informoi të pranishmit me veprimet e deritashme dhe planet e BQK-së me qëllim të përkrahjes së mëtejme për të lehtësuar qasjen në financa për bizneset dhe lehtësimeve të tjera që planifikohen të ndërmerren, në rast të nevojës, në mënyrë që bizneset e prekura më së shumti nga masat e ndërmarra kundër pandemisë, të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e sektorit të hotelerisë dhe të gastronomisë, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për takimin, si dhe kërkuan që sektori bankar të vazhdojë të lehtësojë dhe të përkrahë këtë kategori, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të gjendjes së vështirë, të krijuar nga pandemia.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …