Oda Ekonomike Amerikane: Liberalizimi i tregut të energjisë i ngutshëm dhe i dëmshëm për bizneset

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke e cilësuar atë si të ngutshëm dhe të dëmshëm për bizneset. Drejtori ekzekutiv i Odës, Arian Zeka, tha se Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ka ofruar kohë të mjaftueshme për planifikim drejt kalimit në tregun e lirë, ndërsa oferta në treg mbetet e kufizuar. “Gabimet në vendimmarrjet energjetike përgjatë viteve, përfshirë moszhvillimin e kapaciteteve të reja, po i paguajnë bizneset – ata që bartin barrën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë”, deklaroi Zeka. ZRrE ka bërë shkyçjen nga rrjeti për të gjitha bizneset që i plotësojnë kushtet për të dalë në tregun e hapur të energjisë, nëse ato nuk kanë lidhur kontrata me furnizues privatë. Ky vendim pason vendimin e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, e cila i dha të drejtë ZRrE-së për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Jashar Jashari (16.4.1967 – 25. 8. 1998)

Më 25 gusht të viti 1998 ka rënë trimërisht në Luzhnicë, komandanti, Ismet Jashari

Më 25 gusht të viti 1998  ka rënë trimërisht në Luzhnicë, komandanti, Ismet Jashari. Ai  …