Oda Ekonomike Izraelite e interesuar për investime në komunën e Shtimes

Të hënën, kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka pritur një delegacion nga Oda Ekonomike Izraelite, me seli në Prishtinë,  në krye me z. Aviram Aabinovich Avnon.

Fillimisht, kryetari Ismajli i ka njoftuar mysafirët me zhvillimet në komunën e Shtimes duke vënë theksin në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe mundësitë për investime, sidomos në bujqësi, turizëm etj.

Aviram, i cili edhe është biznesmen në Izrael, është interesuar për investime në komunën e Shtime prandaj edhe është zhvilluar një vizitë në “Parkun Teknologjik” dhe në “ Agro-Coop “ –lulishten, në Shtime, ku nga drejtori i Drejtorisë për Zhvillimit Ekonomik, z. Sabri Çerkini, është njoftuar për mundësitë që ofron komuna në shtrirjen e bizneseve dhe kushtet e volitshme në “ Parkun Teknologjik”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …