OEA: Marrëveshja e Washingtonit do ta bëjë normalizimin ekonomik të vendit

OEA: Heqja e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë është hap i rëndësishëm në integrimin ekonomik rajonal

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ky vendim është përshëndetur edhe nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në reagimin e tyre thuhet se ky është hap i rëndësishëm në integrimin ekonomik rajonal dhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës është edhe përgjigje në thirrjet e Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Pompeo, zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës amerikane dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, si dhe dëshmi e përkushtimit të Kosovës për raporte të fuqishme strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, thuhet në reagimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale, kërkon 180 vjet burg për krerët e UÇK-së

Kryeprokurorja e gjykatës speciale në Hagë, Kimberly West, në deklarimet përfundimtare ka kërkuar gjithsej 180 …