Brickos

OJQ, Syri i Vizionit dhe Save the Children, organizuan aktivitetin kreativ “Kutia postare e fëmijëve për qeverinë”

OJQ, Syri i Vizionit dhe Save the Children, organizuan aktivitetin kreativ “Kutia postare e fëmijëve për qeverinë”

Organizata jo-qeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në partneritet me organizatën Save the Children – zyra në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë dhe Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, organizuan aktivitetin kreativ “Kutia postare e fëmijëve për qeverinë”, ku letrat e dërguara nga fëmijët u janë dorëzuar  institucioneve qeveritare që ato të fillojnë menjeherë implementimin e  Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës qe ka hyrë në fuqi me datën 17 korrik të këtij viti.

Qëllimi i aktivitetit ishte që avokimi tek institucionet qeveritare që të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij ligji dhe kërkesat e fëmijëve përmes kutisë postare ashtuqe keto mesazhe jo vetëm të lexohen por edhe të zbatohen në mënyrë që fëmijët të ndjejnë menjeherë mbrojtjen, sigurinë dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti.

Përpos, dorëzimit të letrave nga fëmijët përmes kutisë postare për qeverinë do të lansohet edhe një video sensibilizuese e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës me qëllim të informimit dhe vetëdijësimit të gjithë shoqërisë që tashme shteti mbron fëmijet nga dhuna dhe ndëshkimi trupor në çdo ambient.

Hapja e kutisë postare u bë nga Zv. Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore Znj. Besa Ismaili dhe Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë Z. Habit Hajredini si dhe përfaqësues nga Grupi i Fëmijëve “Respect Our Right” dhe organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children Zyra në Kosovë.

  1. Habit Hajredini falenderoi organizatat Save the Children dhe Syri i Vizionit për bashkëpunimin në hartimin dhe promovimin e ligjit për mbrojtje të fëmijës dhe nder te tjera ai u zotua se ‘ne jemi duke punuar drejt kompletimit te akteve nenligjore dhe krijimin e mekanizmave që parashihen me ligj duke bërë më të mirën për fëmijët tanë. Kjo kuti postare që po hapim sot është një dëshmi e komunikimit të drejtpërdrejtë të Qeverisë me fëmijët që kërkesat dhe pritjet e tyre të realizohen me prioritet”.

Nderkaq, znj. Besa Ismaili tha: “Jam shumë e lumtur që po lexoj një kërkesë shumë të duhur nga Eldini i cili kërkon që të gjithë fëmijët të trajtohen të barabartë. Ne si deputet zotohemi që të punojmë në këtë drejtim për t’i siguruar të gjithë fëmijëve trajtim të barabartë pa marrë parasysh gjininë, aftësinë e kufizuar apo përkatësinë e tyre etnike”.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të fushatës #RriteMeDashni që tash e disa vite zbatohet përmes programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”  nga organizatat Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë me financim të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar-Sida.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …