Donika Shvarc

OKB-ja nuk e pranon vendimin e ministres, Donika Shvarc, për shpalljen “non grata” të zyrtarit rus të UNMIK-ut

OKB-ja ka reaguar duke e lëshuar një deklaratë zyrtare pasi Kosova e shpalli “non grata” një zyrtar rus të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Zëdhënësi  të OKB-së, Stephane Dujarric deklaroi se UNMIK-u s’ka pranuar asnjë komunikim zyrtar nga institucionet e Kosovës për këtë vendim të cilin OKB-ja e konsideron të pazbatueshëm  Çdo çështje në lidhje me personelin e UNMIK-ut, sipas OKB-së, duhet t’i adresohet këtij Misioni që ta trajtojë vetë. “UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masa adekuate për të garantuar sigurinë e stafit në falë dhe po merren me autoritetet relevante në këtë çështje”, thuhet në fund të deklaratës së lëshuar të Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ditë më parë ka shpallur “non grata” një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut, mbase pa u konsultuar me institucionet e shtetit, të cilat i dinë detyrat e UNMIK-ut,  në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …