OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luftën e 2006-ës

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se situata humanitare në Liban është më e keqe sesa gjatë luftës së fundit kundër Izraelit, 18 vjet më parë.  “Situata është përshkallëzuar sërish në ditët e fundit, ushtria izraelite është duke lëshuar urdhra për zhvendosje të banorëve nga Baalbek dhe Nabatieh, pak para se të sulmohen këto lokacione” ka alarmuar Zyra e OKB-së për Ndihmë Urgjente (OCHA).  Mediet ndërkombëtare citojnë zyrtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të kenë thënë se përveç të vdekurve, situata është vështirësuar edhe nga shkatërrimi i infrastrukturës qenësore, përfshirë kujdesin shëndetësor, meqë shumë spitale janë të mbingarkuara dhe kanë nevojë urgjente për gjak.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …