Olivier Guerot: Kosova duhet ta ketë prioritet dialogun për stabilitetin e rajonit dhe Evropës

Në një takim të organizuar nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, u përkujtua trevjetori i nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.  Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivje  Guerot, theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën, duke paralajmëruar se paqja e qëndrueshme kërkon garanci të forta sigurie. Ai bëri thirrje për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në Evropë dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës dhe vendeve evropiane në çdo diskutim për paqen. Duke u ndalur te raportet Kosovë-Serbi, Guerot u bëri thirrje të dyja palëve që të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve. “Situata në Kosovë nuk mund të shkëputet nga siguria e përgjithshme e kontinentit. Prandaj, ftoj Kosovën që të prioritizojë koordinimin dhe dialogun për hir të stabilitetit të tyre dhe të gjithë Evropës,” theksoi ambasadori Guero.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …