Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e partive politike dhe se institucionet e Kosovës po funksionojnë si duhet. “Mendoj se është shumë mirë që partitë politike po flasin me njëra-tjetrën. Është e tyre që të gjejnë një zgjidhje. Kuadri institucional i Kushtetutës së Kosovës e bën të nevojshme që partitë politike të bisedojnë me njëra-tjetrën. Sigurisht, nuk dua të komentoj për këto diskutime tani sepse është çështje e tyre që të gjejnë mënyrën e duhur për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ambasadori francez. Ai theksoi se Kushtetuta e Kosovës e kërkon dialogun mes partive politike dhe shmangu komentimin e çështjes së emrave konsensualë, duke shtuar se është i lumtur që pas një viti Kosova ka krijuar institucione funksionale. Deri më 4 mars 2026, presidenti i ri duhet të zgjidhet në Kuvend, përndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
