Opozita: Do të protestojmë deri në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Mustafa

Përfaqësuesit e partive politike të opozitës kanë bërë të ditur për mediet se protesta gjithëpopullore e 9 janarit të vitit 2016, do të pasohet me protesta të tjera masive deri në rrëzimin e Qeverisë. Ata thonë se kjo Qeveri nuk mund të vazhdojë të funksionojë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi “gardiani i Kushtetutës” ka dëshmuar se me Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit është shkelur akti më i lartë juridik në vend.

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se protesta e 9 janarit nuk do të jetë e dhunshme, por opozita do të protestojë në mënyrë masive derisa shkelësit e Kushtetutës të largohen nga pushteti. Edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se Qeveria aktuale duhet të bjerë, pasi i ka shkaktuar shumë dëme vendit, prandaj edhe nuk e meriton të qëndrojë më gjatë në pushtet. Tani Gjykata Kushtetuese me vendimin e vet tregon se pjesa kryesore e kësaj Marrëveshje e ka dëmtuar interesin e shtetit dhe se është shkel Kushtetuta, ka saktësuar, Ahmet Isufi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …