Ambasada e SHBA-së në Tiranë bënë thirrje që të shmanget dhuna në protestën e nësershme të opozitës

Opozita e bashkuar ndodhet në protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë

Seanca plenare e planifikuar për t’u mbajtur si çdo të enjte është anuluar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për të shmangur tensionet. Garda ka rrethuar me tela me gjemba perimetrin përreth Parlamentit, ndërsa mësohet se 1200 forca policie do të angazhohen në mbarëvajtjen e kësaj proteste. Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestën e së shtunës. Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit do të jenë punonjësit e rendit, ndërsa forcat Shqiponja dhe FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Në gatishmëri pranë godinës së Parlamentit do të jenë edhe Garda e Republikës, e cila në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në Parlament dhe për të berë akte dhune do të përdorë gaz lotsjellës. Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”.

Autobusët, ashtu si protestën e shkuar, nuk do të lejohen në qytet.

Të ardhurit nga veriu do ndalojnë tek “Asllan Rusi”, kurse të ardhurit nga Jugut tek Ekonomiku.

Të mërkurën, Garda udhëzoi edhe gazetarët e medieve që të pajisjen me maska për shkak të gazit lotësjellës që mund të hidhet në protestë nëse situata përshkallëzon.

Pasditen e së mërkurës, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi përfundimisht djegien e mandateve të deputetëve.

Opozita kërkon rrëzimin e Kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …