Opozita fton qytetarët për protestë gjithëpopullore me 17 shkurt

Krerët e partive opozitare kanë
njoftuar se protesta e radhës do të mbahet me 17 shkurt, pikërisht në Ditën e
Pavarësisë së Kosovës. Në një paraqitje për medie, opozitarët i kanë tërhequr vërejtjen
se Qeverisë i kanë mbetur afat për t’u dorëhequr deri me 17 shkurt. Me këtë
rast, krerët e opozitës i kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në
këtë protestë, ku pos marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, do të
protestohet edhe për largimin e Qeverisë Mustafa. Kryetari i Vetëvendosjes,
Visar Ymeri, tha se Qeveria duhet ta kuptojë se qytetarët nuk kanë ndërmend ta
tolerojnë faljen e tokave e as t’i pranojnë marrëveshjet e bëra në Bruksel.
Edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ftoj qytetarët që të protestojnë në mbrojtje
të Republikës, ndërkaq kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush
Haradinaj, theksoi se protesta e 17 shkurtit do të jetë e qetë dhe madhështore.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …