Rashit Qalaj

Opozita ka kundërshtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Pas kritikave të shumta në seancën e sotme të Kuvendit, lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se nuk mundem diçka tjetër me prezantua në fushatë e diçka tjetër me punu kur e marr mandatin e ministres. Duke iu përgjigjur deklaratave të opozitës për “hakmarrje politike”, Haxhiu tha se ka pas tendenca të tilla në të kaluarën, duke përmendur përpjekjet që Vetëvendosja të  shpallej organizatë e paligjshme. Në këtë konstatim të ministres ka  replikuar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj i cili kërkoi nga ministrja Haxhiu që të ketë kujdes me deklarimet. Ai tha: Ministre me na shit moral është bukur mirë, por jo nga ju. Ju e dini ministre çka keni bërë në këtë Kuvend. Është turp të flasësh ti për këto gjëra. Unë jam  deputet dhe kam drejt ta shpreh  mendimin tim. Jini më e kujdesshme kur i drejtoheni deputetëve sepse të  kthehet bumerang, nënvizoi deputeti Rashit Qalaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Vendimmarrja në Vetëvendosje është e centralizuar, Kurti i kërcënon ata që nuk i binden

Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se procesi i vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje është i …