Ministria e Mbrojtjes pritet që të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Opozita kerkon që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend për Fondin për Ushtrinë

Me 2 mars të këtij viti Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj shuma e donacioneve të grumbulluara në Fondin për Ushtrinë vazhdon të mbahet sekret, për shkak të sigurisë kombëtare, vlerëson Qeveria e Kosovës.

Por deputetët e Kuvendit po kërkojnë që mjetet e grumbulluara që parashihet të përdoren për mbështetje të prioriteteve, duke përfshirë fushën e mbrojtjes, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore etj, të jenë transparente.

Deputeti i PDK, Rashit Qalaj ka thënë se që nga inicimi i këtij Fondi nuk ka pasur transparencë nga Qeveria e Kosovës.Ai ka shtuar se qytetarët kanë të drejtë ta dinë se sa mjete janë mbledhur, duke shtuar se ai është dashur që të formohet përmes Kuvendit me votat e deputetëve, e jo me vendim të Qeverisë. Madje ai thotë se kryeministri Albin Kurti duhet që për Fondin të raportojë në Kuvend. Edhe deputeti i LDK, Armend Zemaj, ka kërkuar që të dihen saktë se sa mjete janë grumbulluar, ngase sipas tij, të gjithë kanë të drejtë të kenë informacione.

Por ai thotë se mospublikimi i mjeteve të mbledhura është sinjal që Qeveria po mundohet t’i përdor ato para për të mbuluar ndonjë dështim në sektorët ku ka zbrazëtira.

Kontrolloni gjithashtu

Jamie Shea

Jamie Shea: Reçaku dhe Rambujeja si justifikim për ndërhyrjen – rrëfimi i Jamie Shea rikthen narrativën e NATO-s

Në prag të 27-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, ish-zëdhënësi i aleancës gjatë luftës së vitit …