Opozita në Shqipëri sot do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë

Opozita në Shqipëri sot do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë

Opozita në Shqipëri sot do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, organet e rendit do të angazhojnë një numër të lartë punonjësish policie, të cilët pritet të sigurojnë mbarvajtjen e tubimit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë përpara protestës së opozitës, deklaroi se do të “rrëzohet me forcën e bashkimit republika e vjetër e korrupsionit. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës.  Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA. Për të ulur tensionet, kordonet me police femra siç jemi mësuar të shikojnë në protesta të ngjashme, nuk pritet të mungojnë as paraditen e së shtunës.  Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangjen e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …