Bali Muharremaj

Opozita nuk mund të jetë fajtore për dështimet e Qeverisë

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, ka thënë se opozita nuk është fajtore për dështimet e Qeverisë. Ai ka shtuar  se koalicioni qeverisës PDK – LDK i ka sjellë shumë dëme shtetit të Kosovës. Ne nuk mund t’i kalonim projektet që i humbnin territor Kosovës dhe që do ta fusnin Serbinë brenda në Kosovë nëpërmjet ‘Zajednicës’. Demarkacioni me Malin e Zi dhe ‘Zajednica’ janë dy projekte që i kanë kushtuar shumë kohë vendit tonë. Mandej premtimi për qindra mijëra vende pune ka kaluar në heshtje dhe shumë çështje të tjera që qytetarët po i shohin çdo ditë drejt dështimit, duke shtuar se Qeveria aktuale, përveçse nuk ka bërë asgjë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, nuk e ka realizuar as premtimin për krijimin e vendeve të reja të punës, ka thënë mes tjerash, deputeti Muharremaj, për Epoka e Re.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci: Deklaratat për “armët në oda” manipulim politik dhe mungesë respekti për ushtrinë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti …