Lumir Abdixhiku

Opozita sot në Kuvendin e Kosovës kundërshtoi projektligjin për Byronë, të cilin e konsideron kundërkushtetues

Opozita sot në Kuvendin e Kosovës kundërshtoi dhe kërkoi që projektligj, të cilin e konsiderojnë kundërkushtetues, të mos hedhet në votim. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u shpreh se kërkon  gjithpërfshirje në reformën në sistemin e drejtësisë. Në qoftë se kryeministri vendos të shkojë pa konsultim, atëherë vazhdoni. Rruga e mbarë ju qoftë”, duke shtuar  se do të ndjek rrugën institucionale. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri  tha se dje u takuan dhe u morën vesh për t’i trajtuar “në pako” çështjet e vetingut, ndërsa Besnik Tahiri i AAK-së tha se duhet të ketë dakordim që, nëse do të ketë ndryshime kushtetuese, të ketë konsensus”.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …