Albin Kurti

Organizata Amnesty International shpreh shqetësim për përdorim të forcës nga Policia e Kosovës kundër Vetëvendosjes

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u ka drejtuar një shkresë zyrtare institucioneve të Kosovës, lidhur me ndërhyrjen e Policisë në zyrat e Vetëvendosjes, gjatë  vitit të  kaluar. Pas hetimit që kjo organizatë ka bërë, i ka drejtuar letër  ministrit të Brendshëm , atij të Drejtësisë, drejtorit të Policisë, shefit të BE-së, dhe Avokatit të Popullit. Në raport, është konstatuar se në ndërhyrjen e Policisë së Kosovës për të arrestuar, Albin Kurtin më 28 nëntor 2015, ka pasur përdorim të tepruar dhe abuziv të forcës nga policia. Në raport thuhet se  organizata është e shqetësuar për këtë përdorim të forcës nga ana e Policisë. Në veçanti, Amnesty International vlerëson se angazhimi i policëve të armatosur në një nivel të tillë është krejtësisht i pavend. Raporti vë në pah se krejt ajo forcë e Policisë kishte shkuar në zyrat e Vetëvendosjes për të arrestuar një individ të vetëm. Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se ata nuk kanë çfarë të shtojnë pos komunikatave që i kishin lëshuar pas 28 Nëntorit, në të cilat thuhej se ‘Policia ka përdorur forcë proporcionale’.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …