Vetëvendosja: Pas pesë muaj në arrest, lirohet i pafajshëm aktivisti, Trim Gashi

Vetëvendosja: Pas pesë muaj në arrest, lirohet i pafajshëm aktivisti, Trim Gashi

Vetëvendosja ka publikuar një kumtesë me të cilën e ka përshëndetur lirimin e aktivistit, Trim Gashi. Ne nuk duhet të gëzohemi kur i pafajshmi shpallet i pafajshëm, por kur i fajshmi shpallet fajtor. Aktivisti i Vetëvendosjes Trim Gashi, u shpall i pafajshëm në Gjykatë. Trim Gashi u kidnapua nga policia, ashtu siç ky pushtet bën zakonisht me opozitarët, pa i treguar fletë-arresti dhe pa i lënë kohë të njoftojë familjarët e tij. Ai u arrestua nga policia në mënyrë tinëzare, ndërkohë që po mblidhte nënshkrime për peticionin kundër marrëveshjeve kriminale dhe antikushtetuese që ka nënshkruar Isa Mustafa, thotë në fillim kumtesa. Data kur Trimi u arrestua ishte 16 tetor 2015. Ai u dërgua në paraburgim dhe u mbajt në ambiente të burgjeve të ndryshme të Kosovës, deri në datën 25 shkurt 2016, për më shumë se pesë muaj dhe tani u shpall i pafajshëm. Vetëvendosja kërkon nga organet kompetente të lirojnë të gjithë aktivistët të cilët padrejtësisht po mbahen nëpër burgje  me muaj e vite.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …