leoni

Krijimi i fondit zhvillimor është masa e parë që do të ndërmarrë koalicioni AAK-PSD gjatë qeverisjes së ardhshme

Ymeri: Demonstratat e marsit e prillit të vitit 1981 ishin për Kosovën Republikë

Duke shkruar për revoltat e protestat e marsit e prillit të vitit 1981, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, shprehet se demonstratat e atij viti u mbajtën për të kundërshtuar regjimin e atëhershëm. Ishte një demonstratë e studentëve që e filloi valën demonstratave e rezistencës për Kosovën Republikë, kërkesë për çlirim nga Serbia, barazi me Republikat tjera, kontrollin mbi resurset natyrore e kapacitetet industriale për zhvillim ekonomik e social, të drejtën për shkëputje nga Jugosllavia, njohjen e së drejtës për vetëvendosje dhe avansim në aspiratën për bashkim kombëtar. “Kosova Republikë”, “Trepça punon Beogradi ndërton”, “Republikë Kushtetutë – ja me hatër ja me luftë” ishin parullat kryesore të këtyre demonstratave. Këto simbolizonin edhe shkëputjen nga e atëhershmja shtypëse, por edhe ravijëzonin rrugën para, qëllimin politik por edhe metodën e realizimit të tij. Regjimi i atëhershëm ndërhyri dhunshëm karshi këtyre demonstratave. Kishte shumë demonstrues të vrarë e shumë më shumë të plagosur. Demonstratat u shtrinë në të gjitha shtresat shoqërore e në shumicën e komunave të Kosovës. Më 11 mars 1981 ishin studentët ata që e shënjuan një epokë të re – epokën e organizimit popullor kundër shtypjes, kolonializmit, pabarazisë e padrejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …