Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Tahiri: Derisa po dialogojmë me Serbinë nuk mund të diskutojmë për kompensimin e dëmeve të luftës (!)

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë sa i përket dokumentimit të fakteve të krimeve që kanë ndodhur në luftën e fundit. Ai ka shtuar se kjo iniciativë e Qeverisë së Kosovës është e vonuar. E këtë çështje ditët e fundit e ka përmendur edhe kryeministri Isa Mustafa si çështje, siç është shprehur kryeministri, “të rëndësisë së madhe për vendin”. Mirëpo ndryshe mendon zonja,  Edita Tahiri, e cila ka sqaruar për opinion se në këtë fazë të dialogut nuk mund të diskutohet për këtë temë, sepse delegacioni i Serbisë mund të hidhërohet. Kjo zonjë e Qeverisë, dialogun në emër të Kosovës, dhe  cila qe gjashtë vjet zotohet se do të hiqet kufiri në Urën e Ibrit,  ka treguar dhe tregon kujdes të madh mos po e zemëron Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …