Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon nga Bashkimi Evropian masa më të ashpra kundër koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve evropiane të bëjnë më shumë për të frenuar një variant të ri të koronavirusit, i cili është detektuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se duhen masa më të ashpra për të “rrafshuar vijën vertikale” të rasteve në disa vende. Ai tha se 22 vende evropiane tani kanë raste të variantit dhe këtë e cilësoi si një “situatë alarmante”. Ekspertët e shëndetit thonë se varianti është dukshëm më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme, por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm për të infektuarit. Ata gjithashtu e kanë minimizuar mundësinë që vaksinat të mos jenë efektive ndaj variantit. Në Evropë, vendet me numrin më të madh të të infektuarve janë: Mbretëria e Bashkuar me 2.8 milionë, Franca me 2.7 milionë dhe Italia me 2.2 milionë. Numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 78,000. Sipas OBSH-së, mbi 230 milionë njerëz në Evropë janë duke jetuar në vende që janë nën izolim të plotë kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …