Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin në lidhje me përhapjen e koronavirusit pas lehtësimit të masave në disa shtete. OBSH-ja ka bërë të ditur se disa shtete po përballen me valën ose pikun e dytë të pandemisë. Sipas OBSH-së, rritja e madhe e numrit të infektimeve të reja po bëhet për shkak të përzierjes së njerëzve dhe mos respektimit të distancës sociale. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka porositur që vaksina kundër koronavirusit të shpërndahet mes shteteve sapo të jetë krijuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
