Brickos

Ministri Krasniqi gjatë inspektimit të disa markete identifikon parregullsi, urdhëron për konfiskimin e mallit

Ministri Krasniqi: Do t’u qëndroj afër prodhuesve vendor, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në mandatin e tij

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ka thënë se disa pika të reciprocitetit që janë hequr nga qeveria aktuale ka ardh si rezultat i kërkesës së miqve ndërkombëtarë dhe jo për shkak të kërkesave të Beogradit. Ai ka thënë se me këtë veprim, Kosova i ka hapur rrugë dialogut dhe tash kërkohet nga Serbia që të ndalë fushatën për ç’njohje. Përkundër kësaj, Krasniqi ka siguruar qytetarët e Kosovës se në Kosovë më nuk mund të futën produkte që nuk respektojnë emërtimet kushtetuese. Më tutje, ai ka thënë se Kosova ka shumë produkte më cilësore se sa që vijnë nga Serbia, është fjala për shumë artikuj ushqimor. Ai ka thënë se Kosova është për një ekonomi të hapur duke synuar kështu tregjet evropiane dhe botërore. Ai ka thënë se qeveria Kurti i ka bërë dëmë vendit kur ka pranuar testët nga Serbia si dhe ka lejuar mjekët serb që të vijnë në Kosovë në kohën e pandemisë, duke shtuar se Kosova ka shumë mjek që mund t’i shërbejnë qytetarëve të Kosovës anëkend vendit. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë është zotuar se do t’u qëndroj afër prodhuesve vendor, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në mandatin e tij sepse, kjo thotë se është e vetmja forme për të rritur ekonominë vendore.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …