Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Musliu, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Jonuz Musliu.
“E nderuara Familje Musliu! Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babanë e juaj. Ai nuk ishte vetëm i Juaji por edhe i popullit sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare”, thuhet në letrën e OVL-UÇK-së dërguar familjes Musliu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
