Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, një nga figurat më të ndritura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizohen homazhe dhe marshim përkujtimor në nderim të veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e atdheut.
Ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve, qytetarët dhe rininë që të bashkohen në këtë përkujtim solemn, për të nderuar dhe përjetësuar kujtimin e luftës sonë çlirimtare dhe gjakun e derdhur për liri.
Lavdi e përjetshme Komandant Lleshit!
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
