Organizata e Veteranëve të UÇK-së, nëndega në Rogovë

Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, një nga figurat më të ndritura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizohen homazhe dhe marshim përkujtimor në nderim të veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e atdheut.
🗓 E diel, 08 Qershor 2025
📍 Ora 09:00 – Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Rogovë
📍 Ora 09:30 – Marshim drejt Pashtrikut, në vendin e rënies së Komandant Lleshit
Ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve, qytetarët dhe rininë që të bashkohen në këtë përkujtim solemn, për të nderuar dhe përjetësuar kujtimin e luftës sonë çlirimtare dhe gjakun e derdhur për liri.
Lavdi e përjetshme Komandant Lleshit!
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari: Urimi i Komandantit të FSK-së me rastin e festës së Kurban Bajramit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me rastin e festës së …