NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Taibe Kastrati – Kelmendi, nëna e dëshmorit të kombit Xhavit Hazir Kelmendi.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 08.10.2025, në ora 16:30, në varrezat e qytetit “Destan Bajraktari” në Suharekë.
Në këto momente të dhimbjes së madhe, Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Suharekë shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi, miqve dhe të afërmve.
Nëna e dëshmorit Taibe Kelmendi do të kujtohet përherë me respekt, për sakrificën dhe qëndresën e saj të nënës shqiptare që rriti një bir dëshmori për lirinë e atdheut.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe pushofsh në paqe, Nana Taibe!
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së – Dega Suharekë
Kryetari Sejdi Elezi