Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, HRW publikon raportin vjetor për të drejtat në mbarë botën

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Hjumen Raits Voç publikon raportin vjetor për të  drejtat e njeriut në mbarë botën.  Duke analizuar lirinë e medias në Kosovë, kjo organizatë veçon cilësimin që Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmani ua kishte bërë mediave, duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Në raport përmendet edhe thirrja e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, për bojkotim të mediave. Në shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i kryetares së Kosovës dhe një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një postim  publik  i etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dualipi, në një postim të  tij, lidhi mediat e Kosovës me “bizneset kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato”, thuhet në raport. Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët”, thekson raporti i organizatës, Human Rights Watch.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …