leoni

Zjarrëvenësit e Shqipërisë

OSBE: Dhuna në protesta është e papranueshme

Pak orë para fillimit protestës së opozitës në Tiranë kundër qeverisë Rama, prania e OSBE-së në Shqipëri ka lëshuar një komunikatë për medie në të cilën thuhet se dhuna në protesta është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Duke risjellë në vëmendje dënimin në grup të përfaqësuesve të OSBE të dhunës së përdorur më 11 maj, në deklaratë nënvizohet se koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. “Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike, thuhet në mes tjerash në deklaratën e OSBE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …