Thaçi: Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar territori i saj në veri

Thaçi: Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar territori i saj në veri

Kryetari Hashim Thaçi ka vazhduar edhe sot të flas për idenë e bashkimit të  komunave shqiptare të mbetura ende nën Serbi, Preshavës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën pa u cenuar asnjë centimetër e territorit të Kosovës. “Misioni ynë vetëm me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i pamjaftueshëm. Ne jemi ndarë padrejtësisht dhe duhet të bashkohemi sipas vullnetit tonë. Ka ardhur momenti që të punojmë mençur dhe të kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave pa pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe nën ombrellën ndërkombëtare. Shekulli i kaluar ka qenë i luftës për çlirim, ky shekull do të jetë shekull i bashkimit” ka theksuar në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi. Ai këto deklarata i bëri me rastin e nderimit të tij me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Hasit.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …