Misioni OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së saj gjatë vitit 2020

OSBE-ja e Amerika bëjnë thirrje për garantimin e demokracisë dhe lirive politike, në procesin e certifikimit të Listës Serbe

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur kundërshtim  për mos certifikimin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për zgjedhjet parlamentare të planifikuara që të mbahen më 9 shkurt. Në një deklaratë, OSBE-ja vlerësoi rëndësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në garantimin e demokracisë dhe lirive politike, duke theksuar se procesi i certifikimit duhet të jetë i lirë nga ndërhyrjet politike. Misioni i bëri thirrje KQZ-së të ruajë integritetin e procesit zgjedhor dhe të sigurojë përfshirje të plotë sipas standardeve demokratike. Vendimi i KQZ-së, për të mos certifikuar Listën Serbe erdhi pas akuzave të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët deklaruan se kjo parti nuk njeh shtetin e Kosovës. Për certifikimin e Listës Serbe votoi vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërsa, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër, dhe anëtarët e tjerë abstenuan. Ndërkohë, Amerika ka bërë thirrje që çdo subjekt i pakënaqur me vendimet e KQZ-së t’i drejtohet mekanizmave adekuatë, si PZAP, për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe transparente.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …