Osmani: Qytetarët përmes votës e me vullnetin e tyre do të përcaktojnë të ardhmen e vendit

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani gjatë votimit të saj tha se qytetarët sot përmes votës, përmes vullnetit të tyre do të përcaktojnë të ardhmen e vendit. Është një ditë e ftohtë por i ftojë qytetarët që të marrin pjesë në një ditë kaq të rëndësishme për vendin.  Një ftesë e veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në këtë proces se barazia fillon në kutitë e votimit. Uroj shumë që të gjithë të festojmë në fund për rregullin në këtë proces zgjedhor, që nuk do të ketë asnjë incident, theksoi në mes tjerash ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …