Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se po përgatitet për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke filluar nga ora 13:00. Në një takim me kryetarët e degëve, OVLUÇK ka diskutuar përgatitjet e fundit dhe ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë tubim. Kjo protestë shënon të pestën me radhë kundër vendimeve dhe trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, pas tubimeve të mëparshme në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg. Organizatorët theksuan se pjesëmarrja e gjerë synon të dërgojë një mesazh të qartë mbi mbështetjen për ish-udhëheqësit e luftës dhe të drejtat e tyre.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
