OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së ka paralajmëruar protesta kundër padrejtësive që po i bëhen gjeneralit, Sylejman Selimi

Të indinjuar me trajtimin që është duke iu bërë në emër të drejtësisë komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, gjeneral Sylejman Selimit,  Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protesta. OVL e UÇK-së nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se është duke analizuar dhe përcjell situatën aspak të mirë që po behët kundër vlerave të Luftës së lavdishme çlirimtare dhe pjesëtarëve të saj. Rasti i fundit i mbajtjes në burg, pa vendim të prerë dhe pa bazë juridike të Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Gjeneral Sylejman Selimit është kulmi i marrëzive të kësaj “drejtësie” dhe i të gjithë atyre institucioneve dhe institucionalistëve që i kanë futur veshët n’lesh e po heshtin para kësaj padrejtësie që po i behët Gjeneral Selimit. Është parë dhe tani më është e kuptueshme për secilin qytetar së Gjeneral Sylejman Selimi po mbahet padrejtësisht në burg, madje për mbajtjen e tij në burg nuk ka asnjë bazë juridike, sepse në të dyja rastet ku Gjeneral Selimi ka qenë i akuzuar, është shpallur i pafajshëm, si në rastin “Drenica 1” dhe “Drenica 2”. Ky proces është kryekëput politik. Në fillim të javës do të njoftojnë për mënyrën dhe formën e protestave, ndoshta edhe të demonstratave gjithë popullore në mbrojtje të së drejtës për Gjeneralin dhe vlerave të luftës, thuhet në komunikatën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …