Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të IRJM-së, Talat Xhaferi

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të IRJM-së, Talat Xhaferi

Gjatë qëndrimit në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha u prit në takim edhe nga kryetari i parlamentit të këtij vendit, Bilall Xhaferi. Në takim u bisedua për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve, mundësive për thellimin e tyre, si dhe angazhimi i të dyja vendeve për realizimin e qëllimit të përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE. Në vijim të bisedës, ministri, Rrustem Berisha e njoftoi kryekuvendarin Xhaferi me rrjedhën e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se FSK do të kontribuoj për paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit. Ndërsa kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka uruar Berishën për miratimin e Ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se ky ka qenë një lajm i mirë edhe për Maqedoninë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …