Inspektorati i Punës i MPMS-së ka marrë vendim për pezullimin e punimeve në 30 punishte

Inspektorati i Punës i MPMS-së ka marrë vendim për pezullimin e punimeve në 30 punishte

Për shkak të mungesës së kushteve dhe masave adekuate për sigurinë e punëtorëve, Inspektorati i Punës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka marrë vendim për pezullimin e punimeve në 30 punishte. Inspektorati i Punës njofton se përgjatë dy javëve, në komunën e Prishtinës, ku është më i përqendruar sektori i ndërtimtarisë, gjatë inspektimit të rreth 160 vendpunishteve janë shqiptuar 14 gjoba  dhe janë ndërprerë punimet me masën e pezullimit të përkohshëm në 11 subjekte. Pas vizitave dhe analizave të planit operativ të zhvilluar përgjatë dy javëve të kaluara, është konstatuar se këto masa nuk kanë rezultuar të mjaftueshme në ngritjen e masave të sigurisë, gjithmonë në funksion të zbatimit të legjislacionit në fuqi. Kështu që inspektimet e ditës së djeshme kanë rezultuar me pezullimin e përkohshëm të punës së 30 vendpunishteve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …