OVL-UÇK: Nesër më 11 maj 2018 nderohen dëshmoret e kombit në Feizaj e Shtërpcë

OVL-UÇK: Nesër më 11 maj 2018 nderohen dëshmoret e kombit në Ferizaj dhe në Shtërpcë

Dega e OVL-UÇK-së në Ferizaj me anë të një njoftimi bënë të ditur së nesër më 11 maj ditë e premte do të bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj si dhe tek lapidari i Dëshmorëve të Lirisë në fshatin Brod – komuna e Shtërpcës.

“Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, të nderuar bashkëqytetarë/e, në ditën e rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, ftoheni me datë 11.05.2018 (e premte) ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. Gjithashtu në nderim të Dëshmorëve të Komunës së Shtërpcës, me ftesë të Këshillit Organizativ të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së – dega Shtërpcë, ftoheni në manifestimin përkujtimorë, manifestimi do të mbahet me 11.05.2018 nga ora 13:00 tek lapidari i Dëshmorëve të Lirisë në fshatin Brod – komuna e Shtërpcës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …