Përkujtohen dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani. Me këtë rast, Gafurr Bytyqi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vlerësuar tejet lartë kontributin e dëshmorëve, duke cilësuar veprën e tyre si të pavdekshme. E nga ana tjetër, Shaban Muhadini- vëllau i dëshmorit Hajriz Muhadini dhe Mejdi Hasani-vëllau i dëshmorit Elhami Hasani, kanë falënderuar të gjithë qytetarët pjesëmarrës në këto homazhe, duke theksuar se me homazhe po e lehtësojnë edhe dhimbjen e tyre. Më tutje, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë institucional vendosën kurora lulesh tek lapidari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …