OVL-UÇK

OVL UÇK: Pesë vite nënçmim për veteranët, pushteti me Listën Serbe i la pa pension dhe pa dinjitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së, duke akuzuar pushtetin aktual për mungesë respekti institucional, nënçmim të vazhdueshëm dhe shkëputje të qëllimshme nga vlerat e luftës çlirimtare. OVL UÇK ka bërë thirrje për reflektim shtetëror, respekt institucional dhe përulje ndaj sakrificës së atyre që sollën lirinë e Kosovës. Sipas organizatës, për pesë vite me radhë veteranët janë lënë pa pension meritor, në një proces që, siç thuhet, është bërë me vetëdije dhe përmes hileve politike, në bashkëpunim me Listën Serbe. “Ky pushtet e la luftëtarin e UÇK-së pa pension meritor, duke e nënçmuar dinjitetin e atij që rrezikoi jetën për liri. U toleruan deklarata fyese, përçmuese dhe linçuese ndaj veteranëve, pa asnjë mbrojtje shtetërore”, thuhet në reagim. OVL UÇK thekson se veteranët janë etiketuar dhe trajtuar si barrë për shtetin, ndërsa janë lejuar deklarata publike ku thuhej se “më mirë të paguheshin mercenarët e huaj sesa ata që e çliruan vendin”. Sipas organizatës, kjo përbën një politikë të ftohtë, të qëllimshme dhe të organizuar kundër UÇK-së. “Kjo heshtje është qëndrim politik dhe tregon se, fatkeqësisht, shteti po përpiqet të shkëputet nga lufta që e solli në jetë”, vlerëson OVL UÇK.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …