Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim të thellë se është ndarë nga jeta Nëna Zyme Mazrekaj, nëna e dy Dëshmorëve të Kombit, Tahir dhe Agim Mazrekaj, nga fshati Sllup.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet të mërkurën, më datë 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00.
OVL-UÇK, Dega në Deçan, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mazrekaj, të afërmve, miqve dhe gjithë bashkëqytetarëve, duke u bashkuar në dhimbjen për humbjen e kësaj nëne të madhe të kombit.
Lavdi jetës, sakrificës dhe qëndresës së familjes Mazrekaj.
Qoftë i lehtë dheu për Nënën Zyme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
