Pa praninë e të birit, varroset babai i Salih Mustafës

Ka përfunduar ceremonia e varrimit të Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës, i njohur si “Cali”, i cili është dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Në ceremoninë mortore morën pjesë qytetarë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar kujtimin e të ndjerit. Megjithatë, i biri i të ndjerit, Salih Mustafa, nuk ishte i pranishëm, pasi iu mohua e drejta për ta vizituar babanë gjatë sëmundjes dhe për të qëndruar pranë tij në momentet e fundit të jetës. Ngjarja ka pasur një ngarkesë të madhe emocionale për familjen Mustafa dhe për pjesëmarrësit, ndërsa mungesa e të birit ka shtuar dhimbjen në këtë ditë të trishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me zgjedhje të reja pas një viti të bllokuar politikisht

Më 28 dhjetor, populli i Kosovës do të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur parlamentin …