Pacolli: Akt i shëmtuar dhe qyqar është djegja e flamurit të Turqisë, mbështetëses të parezervë të Kosovës

Pacolli: Akt i shëmtuar dhe qyqar është djegia e flamurit të Turqisë, mbështetëses të parezervë të Kosovës

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bexhhet Pacolli ka reaguar pas pamjeve të shfaqura në të cilën digjet flamuri i Turqisë. Ai ka thënë se ky veprim është qyqar dhe i shëmtuar duke qenë se Turqia është mbështetëse e parezervë të Kosovës.

“Akt i shëmtuar dhe qyqar është djegja e flamurit të Turqisë, vendit i cili është mbështetës i parezervë i Republikës së Kosovës. Kosova shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer që Turqia i ka dhënë në procesin e shtet dërtimit, shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …