Ministri Pacolli dorëzon në Prokurorinë e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve

Pacolli: Çepurin harron se GJND-ja ka vërtetuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të Drejtën Ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, reagoi kundër  deklaratës së ambasadorit rus në Beograd, Alexander Çepurin, i cili ka thënë për mediet në Serbi   se “sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë”! “Është, vërtetë, për keqardhje, që një titullar kaq i lartë diplomatik bën deklarata të tilla, që nuk i kontribuojnë aspak paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të besimit dhe pajtimit në Ballkanin Perendimor. Çepurin duket se ka harruar që Organi Kryesor i Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, gjashtë vjet më parë ka vërtetuar me vendimin e saj se ‘shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të Drejtën e Përgjithshme Ndërkombëtare, Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 apo Kornizën Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …